Ngjarjet e datës 14 korrik
Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës vazhdon grevën e pezulluar nga ora 09:00 deri 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit. (Objekti i ATK-së, Prishtinë, ora 09:00)
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Faruk Dakaj do të vizitojnë Nënstacionin e ri të Zjarrfikësve në fshatin Gjonaj. (Nisja do të bëhet në ora 9:30 nga Shtëpia e Bardhë, ora 09:30)
Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë raporton Inspektori i Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Burim Ramadani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban tryezë e rrumbullakët me temën: “Të drejtat dhe Siguria e pacientit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506, ora 10:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportet vjetore të institucioneve ndër to edhe raportin vjetor financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)
Instituti GAP mban tryezën e rrumbullakët, ku do të prezantohet raporti “Ndikimi i subvencioneve dhe granteve në prodhimin bujqësor”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00)
Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 11:00)
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pret në vizitë Kryetarin e Bashkësisë së Vlorës, Dritan Leli. Ndërkaq pas takimit do të ketë deklarata për medie. (Kabineti i kryetarit, ora 11:30)
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes Financiare për IPA 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”– i ftuar për të prezantuar këtë Marrëveshje Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori i Shëndetësisë Bujar Gashi marrin pjesë në përurimin e ndërtimeve të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Veternik. (Lagja Veternik, Prishtinë, ora 14:00)
Dhomat e Specializuara mbajnë konferencën e radhës për ecurinë e çështjes në rastin Gucati dhe Haradinaj. (Platforma Zoom, ora 15:00)
Shtëpia e Evropës organizon koncertin “Përvojë