Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ende nuk ka arritur të përcaktojë se a ka të bëjë me helmim apo epidemi të shkaktuar nga ndonjë virus, pas situatës së krijuar në Deçan.
Haxhiu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se situata atje është alarmante, përcjell Demokracia.com.
“Qeveria e Kosovës do të duhej të ishte shumë më e përgjegjëshme, më profesionale dhe me efikase në menaxhimin të situatës”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Situata në Deçan është alarmante!
Qeveria e Kosovës do të duhej të ishte shumë më e përgjegjëshme, më profesionale dhe me efikase në menaxhimin të situatës.
Numri i rasteve me simptomatologji të njëjtë po shtohet dhe Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka arritur ta përcaktoj shkakun, a kemi të bëjmë me helmim apo epidemi të shkaktuar nga ndonjë virus./Demokracia.com/
https://www.facebook.com/bekimhaxhiuofficial/posts/2978825402242302