Lajme
Autobusi me 24 fëmijë merr flakë në Itali, shoferi hero i shpëton të gjithë (VIDEO)
Demokracia
17:05 | 13 Korrik 2021

Share:

Një autobus me 24 fëmijë mori flakë në tunel në Lecco të Italisë, por fatmirësisht shoferi hero arriti që t’i zbriste të gjithë.

Drejtuesi i autobusit arriti me shpejtësi që të zbresë të gjithë fëmijët përpara se të digjej plotësisht nga flakët që e përfshinë, shkruan abcnews.al.

Shtatë nga fëmijët janë dërguar në spital për ekzaminime, por gjendja e tyre nuk është shqetësuese.

“Kur kuptova se çfarë po ndodhte, përparësia ishte të shpëtonim jetën e fëmijëve” u shpreh ai pas ngjarjes.

Të ngjashme