Lajme
Tetë raste të reja me koronavirus në Kosovë
Demokracia
15:01 | 13 Korrik 2021

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 tetë persona, nga 2.133 teste të kryera.

Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve po ashtu janë shëruar 32 persona nga koronavirusi.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 107.867 të infektuar, 2.264 të vdekur dhe 105.495. Deri më tani janë testuar 693.580 persona.

Njoftimi i plotë:

3 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.503 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 270.641 doza të vaksinës.
Deri më sot 72.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2,133 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.495.
Në total numri i rasteve aktive është 108. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme