Lajme
Aksident mes dy autobusëve në Prishtinë
Demokracia
14:42 | 13 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Një aksident mes dy autobusëve ka ndodhur në rrugën “Gjorgj Bush” në Prishtinë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 13:50, është pranuar informata për një aksident trafiku, në mes të dy autobusëve, në rrugën “Gjorgj Bush” në Prishtinë”, tha Borovci.

Sipas tij, policia ka dalë në vendin e ngjarjes me qëllim hetimin e rrethanave të këtij aksidenti./Demokracia.com/

Të ngjashme