Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 13:45, është raportuar për një aksident trafiku në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndër kaq janë dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor tre persona të lënduar”, tha Borovci.
Sipas policisë njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti./Demokracia.com/