Lajme
Prokuroria jep detaje për vrasjen në Viti
Demokracia
14:00 | 13 Korrik 2021

Share:

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka njoftuar se është arrestuar një person për vrasjen që ndodhi sot në komunën e Vitisë. 

Prokuroria ka bërë me dije se është arrestuar i dyshuari E.R dhe se ndaj tij është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë dhe se i është sekustruar një revole dhe armë gjuetie.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot, rreth orës 11:00, në komunën e Vitisë, ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri, nga i cili një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari E.R. dhe ndaj tij është lëshuar vendimi mbi ndalim për 48 orë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të njëjtit iu janë sekuestruar një revole dhe një armë gjuetie”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i të ndjerit A.R., është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Siç bëhet e ditur në njoftim, ndaj të dyshuarit brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Gjilan, do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale./ Demokracia.com/

Të ngjashme