Lajme
Ministri Vitia thotë se vdekjet e dyshimta në Deçan nuk lidhen me helmim
Demokracia
13:33 | 13 Korrik 2021

Share:

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia thotë se vdekjet e dyshimta në Deçan nuk lidhen me helmim.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia thotë se dy raste e vdekjes në Deçan nuk kanë të bëjnë me helmimet e fundit që kanë ndodhur në këtë komunë.

Këto deklarata Vitia i bëri në Komunën e Deçanit, ku edhe u takua me kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

“Dy rastet e vdekjes nuk kanë të bëjnë fare për me situatën aktuale, me situatën e krijuar”, tha Vitia.

Të ngjashme