Ka vdekur një person si pasojë e plagëve të marra, pasi që është plagosë me armë zjarri.
Lajmi për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se më sot rreth orës 11:00 në Rr. “Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri.
“Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjegj rastit me urgjencë. Sipas informatavte të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtëjes me armë zjarri, dy nga ta në gjendje të rëndë, gjersa i treti me lendime të lehta.Dy të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjeksor në emergjencen e Vitisë. Edhe për kundër ndihmës së mjekve në qendrën emergjente në Gjilan, si pasoj e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga të lënduarit banor i Vitisë ka ndrru jetë”, tha Hashani.
Ai tha më tej se Policia e Kosovës me njësitet relevante në vendin e ngjarjes kanë arritë ta arrestojn një të dyshimt që besohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë .
“Hetimet se si ka ardhë deri te ky rast i rëndë si dhe motivet e këtij rasti janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në kordinim me Prokurorin e Shtetit”, tha Hashani./Demokracia.com/