Lajme
Situata me helmimet, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Deçan
Demokracia
11:46 | 13 Korrik 2021

Share:

Komuna e Deçanit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, pas situatës me helmimin në këtë komunë.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse të Statutit të komunës së Deçanit ka marrë vendim që të shpallet gjendje emergjente në tërë territorin e kësaj komune.

Kujtojmë se që nga e shtuna rreth 900 persona kanë kërkuar ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan me simptoma të helmimit, dyshimet e para janë qe kjo mund të jetë shkaktuar nga uji, derisa janë duke u pritur rezultat tjera për të zbuluar shkaqet e këtij helmimi. /Demokracia.com/

Të ngjashme