Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi sot, se dy nga ekspertët e misionit të saj, të nisur për në Kinë, për të përcaktuar origjinën e virusit të ri Corona, janë ende në Singapor, për shkak të testimit, për Covid-19.
13 ekspertët e mbetur mbërritën në Wuhan, raporton agjencia e lajmeve Reuters, përcjell KosovaPress.
15 anëtarët e Misionit të OBSH-së ishin negativë para nisjes, dhe në Singapor, të gjithë ishin gjithashtu negativë në provë, por antitrupat u gjetën në dy anëtarë të ekipit dhe ata po testohen përsëri, njoftoi OBSH.