Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi që nuk ka shkuar në Deçan, ku qindra qytetarë janë helmuar.
Gjoshi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Kurti duhet të shkojë dhe të i vizitojë qytetarët e helmuar, përcjell Demokracia.com.
“Kryemashtruesi që na paraqitej si njeri i afërt me qytetarin e thjeshtë e të varfër, më përpara e merr rrugën për Norvegji se për në Deçan. Kryemashtruesi, prej ditës që ka hipur në xhip të zi, i ka harruar njerëzit e thjeshtë e të varfër që ecin trotuareve”, ka shkruar Gjoshi.
Njoftimi i plotë:
KRYEMASHTRUESI I KOSOVËS MË PËRPARA SHKON NË NORVEGJI SE NË DEÇAN
Ka humbur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Nuk po don të lodhet të shkojë deri në Deçan, ku qindra qytetarë janë helmuar.
Ai duhet të shkojë dhe t’i vizitojë. Ta shoh nga afër gjendjen në spitalin e këtij qyteti.
Por, jo!
Kryemashtruesi që na paraqitej si njeri i afërt me qytetarin e thjeshtë e të varfër, më përpara e merr rrugën për Norvegji se për në Deçan.
Kryemashtruesi, prej ditës që ka hipur në xhip të zi, i ka harruar njerëzit e thjeshtë e të varfër që ecin trotuareve. /Demokracia.com/