Lajme
Vushtrri: Gjuajti në aheng familjar, policia ia konfiskon armën
Demokracia
08:57 | 13 Korrik 2021

Share:

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë, pas që është raportuar  për të shtëna me armë zjarri në një zonë banimi në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.

Sipas policisë në cilësi të të dyshuarit është intervistuar I. S., 52 vjeçar, dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt, përcjell Demokracia.com.

“Me t’ pranuar  informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet  policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar një armë tytë-gjatë  dhe  disa gëzhoja. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar I. S., 52 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ’’përdorim i armës’’ dhe  ’’armëmbajtje pa leje’’, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Vushtrri,  12 korrik  2021

Në orët e mbrëmjes  të datës 12 korrik 2021, në Stacionin Policor Vushtrri, është raportuar  për të shtëna me armë zjarri në një zonë banimi në fshatin Pantinë -Vushtrri.

Me t’ pranuar  informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet  policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar një armë tytë-gjatë  dhe  disa gëzhoja.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar I. S., 52 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ’’përdorim i armës’’ dhe  ’’armëmbajtje pa leje’’./Demokracia.com/

Të ngjashme