Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Mishter në Klos të Shqipërisë.
“Rreth orës 17.10, në fshatin Mishter në Klos, shtetasi I. K., rreth 35 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në banesën e tij, dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes/TCH/.