Filmi “Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli fitoi tre çmimet kryesore në festivalin e filmit, Sundance në Amerikë.
Filmi fitoi kategoritë : Filmi më i mirë, Regjisorja më e mirë dhe Çmimin e vlefshëm të publikut, shkruan Demokracia.com.
Kjo fitore shënoi arritje historike në kinematografinë e Kosovës dhe shumë personazhe të famshëm reaguan duke treguar se ndihen krenar.
Ndër personat që u gëzuan nga ky sukses është edhe këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare Rita Ora, e cila në llogarinë e saj në Instagram publikoi një postim të qendrës kinematografike me mbishkrimin “Po !!”, duke i treguar botës sukseset e vendit të saj.
Rita para disa ditësh pati premierën e filmit “Twist”, ku luan një nga rolet kryesore, ndërsa kur ishte adoleshente mori pjesë në filmin “Spivs”. /Demokracia.com