Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Uran Ismaili përmes një video ka paralajmëruar një fushatë interesante elektorale.
Ismaili përmes një video të postuar në rrjetin social “Facebook”, ka paralajmëruar se ai ka filluar të bujë nëpër lagje të ndryshme të Prishtinës, siç thotë ai për të njohur nga afër problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët e saj, shkruan Demokracia.com.
“Kur është hera e fundit që ke shku me bujtë dikun? Unë pardje kesh n’Ulpianë. Për ma shumë, më ndiqni sonte në Facebook, IGTV dhe Youtube në ora 20:00”, ka shkruar Ismaili./Demokracia.com/