Lajme
Ramosaj: Ka dyshime që helmimi i ujit mund të jetë i qëllimshëm
Demokracia
14:34 | 12 Korrik 2021

Share:

884 pacientë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan me simptoma të helmimit.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, në një konferencë për media ka thënë se janë duke pritur rezultatet për të pasur një ekspertizë të saktë.

Ramosaj, ka thënë se është hera e dytë brenda muajit që ka helmime nga uji dhe kjo i ka bërë të dyshojnë se kjo mund të jetë e qëllimshme. Megjithatë, Ramosaj shton se kjo gjë duhet të vërtetohet nga organet kompetente.

“Është hera e dytë brenda një muaji që po raportohet e njëjta skena, që na kanë shty me dyshu që është e qëllimshme. Le të jetë në kompetencën e hetuesve të shteti, të cilët po merren me këtë problem”, ka thënë Ramosaj.

“Sot intensiteti i pacientëve është në rënie e sipër, mirëpo kjo situatë ende është duke u krijuar mbi supozime. Të shtunën kemi pas diku 146 raste, që fillimisht është dyshu për një sëmundje sezonale, por gjatë mbrëmjes, kur numri ka nisur të rritet dhe simptomat kanë qenë të njëjta, atëherë supozimi i parë ka qenë se është nga uji i pijë, po ashtu ka edhe hipoteza tjera të ngritura. Prandaj ne mbrëmë kemi marr vendim q[ uji në 10 fshatrat që furnizohen nga i njëjti gyp të mos përdoret. Kemi ftuar Prokurorinë, Policinë, ISHPK-në, KRU ‘’Hidrodrini’’ për të hetuar situatën e krijuar. Deri tash, rezultatet e para kanë treguar se uji ka qenë i pastër kimikisht, por duhet pritur edhe analizat biologjike nga laboratori, që pritet të vijnë kah mbrëmja dhe më pas duhet bërë një ekspertizë shtesë për të qenë të saktë 100 për qind se çfarë ka ndodhur. ë”, ka thënë Ramosaj.

Ai ka thënë se nuk do të ndalen deri sa të zbulohen shkaqet e këtij helmimi. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme