Sport
Në prag të fillimit të kampionatit, vazhdojnë punimet në stadiumin “Zahir Pajaziti”
Demokracia
21:31 | 04 Shkurt 2021

Share:

Stadiumi i Llapit po merr një pamje të mirë, kjo falë punës dhe investimeve që po bëhen aty, shkruan Demokracia.com.

Sipas skuadrës së Llapit, punimet janë duke shkuar drejt finalizimit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në prag të fillimit të edicionit pranveror.

Aty po punohet në pastrimin dhe hapjen e rrugës për tribunat “VIP”

Postimi pa ndërhyrje i KF Llapit

Vëllezërit Batatina edhe pse janë duke financuar klubin me shpenzime mujore marramendëse, ata prap nuk mund ta lënë stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në gjendjen se si ishte.

Gjatë tërë javës kanë vijuar punimet e rrugës kryesore drejt stadiumit dhe pastrimi i pjesës lindore të tribunave, andaj presim mbështetje nga Komuna e Podujevës dhe Ministria e Sportit që sa më shpejtë të filloj ndërtimi i pjesës lindore të tribunës “Vip”

Vëllezërit BATATINA nuk kanë pretendime për pushtet dhe andaj asnjëherë nuk kanë konkuruar për pozita të larta qeverisëse, por kërkojnë mirëqenie më të mirë për qytetarët e Llapit e Gollakut. /Demokracia.com

Të ngjashme