Lajme
Vasilika Zotaj-Asllani kandidate për Asamble në Prishtinë, Daut Haradinaj: Listë me ekspertë dhe njerëz të devotshëm
Demokracia
13:11 | 12 Korrik 2021

Share:

Vasilika Zotaj-Asllani, Drejtoreshë e Administratës në Komunën e Prishtinës, do të jetë kandidate nga radhët e AAK-së për Asamble në Kryeqytet.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj.
“Në garën tonë për Kryeqytetin do të jetë edhe Vasilika Zotaj Asllani, e cila është njëra ndër drejtoreshat më të suksesshme në nivel komune. Ka përfunduar studimet ne universitetin “Aleksandër Xhuvani”, në shkencat ekzakte, dega Matematikë-Fizikë, ndërsa ka përfunduar studimet master për Integrime Evropiane, drejtimi ‘Politikat e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Në garën tonë për Kryeqytetin do të jetë edhe Vasilika Zotaj Asllani, e cila është njëra ndër drejtoreshat më të suksesshme në nivel komune.

Ka përfunduar studimet ne universitetin “Aleksandër Xhuvani”, në shkencat ekzakte, dega Matematikë-Fizikë, ndërsa ka përfunduar studimet master për Integrime Evropiane, drejtimi ‘Politikat e Bashkimit Evropian’.

Vasilika është aktiviste e devotshme në Aleancë prej shumë vitesh dhe autore e shumë analizave politike të publikuara.
Lista jonë për Kryeqytetin pasqyron gjithëpërshirjen me një kastë ekspertësh dhe njerëzve të devotshëm.

Të ngjashme