Lajme
Ish-gjyqtari i EULEX-it: Gjykata Speciale është një-etnike
Demokracia
13:08 | 12 Korrik 2021

Share:

Malcolm Simmons, ish-kryetar i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, gjatë raportimit në Komisionin për Legjislacion e ka quajtur një-etnike Gjykatën Speciale. Duke shtuar se Dhomat e Specializuara nuk janë të interesuara për të arritur drejtësinë.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të reagojë, duke thënë se kjo gjykatë “është aty vetëm për t’i ndëshkuar ish-komandantët e UÇK-së”.

“(Gjykata Speciale) është një gjykatë një-etnike dhe nuk është e interesuar për të arritur drejtësi. Është një gjykatë e cila si procesin, ashtu edhe rezultatin e kontrollon”, theksoi ai.

Sipas tij në misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë punojnë shumë zyrtarë që mendojnë vetëm se si t’i mbushin xhepat me para.

“Në EULEX ka persona të ndershëm dhe të hapur që e bëjnë punën e tyre dhe që kanë ardhur në Kosovë me qëllimin për të bërë mirë. Mirëpo fatkeqësisht ka shumë zyrtarë atje që dëshirojnë t’i mbushin xhepat. Ata e shohin këtë si mundësi për të bërë para dhe s’kanë interes për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës”, tha Simmons. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme