Kompani farmaceutike, Pfizer i është drejtuar me një letër Odës së Mjekëve të Kosovës.
Njoftimi ka të bëjë me ndryshimin e përbërjes farmaceutike të një produkti, i cili ka efekt të shpejtë në trajtimin e disa sëmundjeve.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar anëtarë të OMK-së
Po ju drejtohemi me këtë njoftim në lidhje me një kërkesë që e kemi pranuar nga kompania farmaceutike Pfizer e cila është si mëposhtë:
Si rezultat i ndryshimit të përbërjes farmaceutike të produktit Solu Medrol S.A.B. Act-O-Vial 40 mg (Methylprednisolon), kompania Pfizer ka përgatitur një dokument (Direct Healthcare Professional Communication) i cili përfshinë të gjitha të dhënat në lidhje me këtë ndryshim. Ky dokument është aprovuar nga departamenti i farmakovigjilencës pranë AKPPM (shih në attach) dhe tani po shpërndahet tek Ju.
Luteni që tani e tutje lidhur me produktin e lartëcekur të i referoheni këtyre të dhënave të bashkangjitura në këtë njoftim.
Me respekt,
Oda e Mjekëve të Kosovës /Demokracia.com/