Lajme
Konfiskohen 62 patentë shofer, për 12 ditë në Ferizaj
Demokracia
10:44 | 12 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria Rajonale në Ferizaj ka njoftuar se gjatë 12 ditëve në këtë rajon janë shqiptuar 2 mijë e 679 gjoba në komunikacion.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonal në Ferizaj, gjatë këtyre ditëve 62 personave iu është konfiskuar patentë shoferi, përcjell Demokracia.com.

“Tani, kur kemi fluks më të madh të automjeteve në rrugë,  Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla, me masa të shtuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar aktivitetet e saja në parandalim të aksidenteve në komunikacion .

Përmbledhja e rasteve të aksidenteve të komunikacionit dhe gjobat e shqiptuara, për një javë, të krahasuara.

Tani, kur kemi fluks më të madh të automjeteve në rrugë,  Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla, me masa të shtuara, , me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qyetatarët që të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, qytetarët mund të dërgojnë informata (foto dhe sekuenca), në adresat tona elektronike të policisë. (të dhënat e tyre do të ruhen me konfidencialitet të plotë). /Demokracia.com/

Të ngjashme