Lajme
​5 raste të reja në Shqipëri nga COVID-19
Demokracia
23:00 | 11 Korrik 2021

Share:

Asnjë humbje jete dhe 5 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se janë infektuar me koronavirus, 1 person në Tiranë, 1 në, Shkodër, 1 në Lezhë, 1 në Has dhe 1 në Shijak.

Aktualisht janë 86 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.

Janë shëruar 3 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,050 që nga fillimi i epidemisë.

Të ngjashme