Hylmi Veseli, i cili është djali i vëllaut të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i ka falënderuar të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes me rastin e vdekjes së kryefamiljarit të tyre Fazli Veseli.
Ai në veçanti i falënderoi për kujdesin mjekët e Klinikës Infektive të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe Spitalit të Mitrovicës.
“Në emër të Familjes Veseli, shprehim mirënjohjen më të thellë për të gjithë ju që na u gjendët në krah në këto momente pikëllimi për vdekjen e kryefamiljarit tonë, Fazli Veselit.Të gjithë ju që na vizituat dhe na shkruat për të na ngushëlluar për humbjen e prindit dhe gjyshit tonë, keni marrë një copë pikëllimi nga pikëllimi ynë dhe na e keni lehtësuar dhimbjen”.
“Faleminderit përfaqësuesve institucionalë e politikë, bashkëluftëtarëve të Kadriut që na mallëngjyen me nderimin e tyre, miqve dhe secilit qytetar nga Kosova, viset tjera shqiptare e diaspora”.
“Një falënderim të veçantë për personelin shëndetësor, të Klinikës Infektive në SHSKUK dhe të Spitalit në Mitrovicë, të cilët u kujdesën për babanë dhe gjyshin tonë, si dhe për Policinë e Kosovës që ndihmoi në mbarëvajtjen e ceremonisë mortore”.
“Të gjithë ju na bëtë të ndjehemi krenarë për babanë dhe gjyshin tonë, Fazli Veselin, i cili na la trashëgim respektin e shqiptarëve bujarë. Fazli Veseli na la trashëgim krenarinë për të dhe për edukatën patriotike e moralin njerëzor që na mësoi neve – fëmijëve, nipërve e mbesave të tij”.
“Përjetësisht mirënjohës! Paçi gëzime dhe shëndet në familjet tuaja!”.
Fazli Veseli vdiq të mërkurën derisa ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nuk pati mundësi të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.
Veseli me leje të Gjykatës Speciale erdhi në Kosovë për të pame.
Ai qëndroi vetëm dy orë dhe u lejua të rrinte vetëm me familjarët e ngushtë.