Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në fshatin Pomozetin të Fushë Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar, Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Rreth orës 17:00 është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin “Pomozotin” të komunës së Fushë Kosovës. Informatat e para flasin se aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave dhe për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore”.
“Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.Policia e trafikut rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme me qëllim ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”. /Demokracia.com/