Lajme
Në Bullgari, 70 të vdekur dhe 535 persona të infektuar, me COVID-19
Demokracia
10:30 | 14 Janar 2021

Share:

Bullgaria, sot regjistroi 535 raste të reja të koronavirusit, 215 më pak se një ditë më parë, ndërsa 70 pacientë vdiqën, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me COVID-19, që nga fillimi i pandemisë është 210.416 dhe 8.349 njerëz kanë vdekur, përcjell KosovaPress.

Tani 3,681 pacientë ndodhen në spital, ndërsa 348 janë në kujdes intensiv.

Deri më tani, 143.642 persona janë shëruar dhe 7.570 teste të koronavirusit janë kryer, në 24 orët e fundit.

Të ngjashme