Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka thënë se nuk duhet kritikuar vetëm ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla lidhur me deklaratat e saj që nxitën reagime.
Dërguti në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se deklaratat e Gërvallës, janë qëndrime të Qeverisë së Kosovës, përcjell Demokracia.com.
“Çka është gjithë ky sulm mbi ministren Gërvalla? Deklaratat e saj prej atyre anti UÇK e deri te kjo e fundit janë qëndrime te Qeverisë”, ka shkruar Dërguti.
Kujtojmë se Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë dje se Kosova nuk duhet ta fajësojë Bashkimin Evropian për gabimet e saj.
Gërvalla në një panel diskutimi në Forumin e Dubrovnikut ka thënë se Kosova duhet t’i kryejë detyrat e saj, duke nënkuptuar se vendi që ajo e përfaqëson nuk i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave./Demokracia.com/
https://www.facebook.com/aida.derguti/posts/4338754299515926