Lajme
Deçan: Dyshime për helmim nga uji, “Hidrodrini” apelon të mos konsumohet uji
Demokracia
12:38 | 11 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Deçan ka njoftuar konsumatorët e fshatrave  Prejlep, Rastovicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri, që ujin mos ta konsumojnë për pije, deri në një njoftim të radhës, pas disa shqetësimeve për dyshime për helmim.

Në njoftimin e KRU “Hidrodrini” thuhet se pas shfaqjes së dyshimeve të para, të pavërtetuara deri më tash, kjo kompani, në koordinim edhe me autoritetet komunale, ka marrë të gjitha masat urgjente duke hulumtuar shkaqet e mundshme, përcjell Demokracia.com.

“Njoftojmë se deri në këtë çast, nuk ka asnjë bazë të vërtetuar se shqetësimet në fjalë mund të kenë ardhur /ose/ mos ardhur, si pasojë e ujit. Andaj, deri në kthimin e analizës së Ujit nga ana e IKSHPK-së, ky APEL mbetet në fuqi”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

KRU ‘Hidrodrini’ – Njësia Operative – Deçan

Pas disa shqetësimeve të shprehura sot të konsumatorëve të fshatrave  Prejlep, Rastovicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri, mbi dyshime për helmim shëndetësorë, APELON tek konsumatorët e fshatrave të sipërshënuar që UJIN mos ta konsujnë për pije, deri në një njoftim të radhës.

Pas shfaqjes së dyshimeve të para, të pavërtetuara deri më tash, KRU ‘Hidrodrini’-Njësia Operative – Deçan, në koordinim edhe me autoritetet komunale, ka marrë të gjitha masat urgjente duke hulumtuar shkaqet e mundshme.

Njoftojmë se deri në këtë çast, nuk ka asnjë bazë të vërtetuar se shqetësimet në fjalë mund të kenë ardhur /ose/ mos ardhur, si pasojë e ujit. Andaj, deri në kthimin e analizës së Ujit nga ana e IKSHPK-së, ky APEL mbetet në fuqi. /Demokracia.com/

https://www.facebook.com/Hidrodrini/posts/2909228082680802

Të ngjashme