Pandemia COVID-19, ka shkatërruar 22 milionë vende të punës në vendet e pasura, ka bërë të ditur Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
Në një raport të publikuar ditë më parë, paralajmërohet për rrezikun e rritjes së shpejtë të papunësisë, përcjell Demokracia.com.
“Megjithatë kombet e pasura përballen me kërcënimin nga rritja afatgjate e shkallës së papunësisë, sepse shumë punëtorë të pakualifikuar, të cilët ishin shpërngulur për shkak të pandemisë, nuk po arrijnë të gjejnë punësim të ri. Shumë vende pune të humbura gjatë krizës së pandemisë nuk do të rimëkëmben”, thuhet në raport.
Sipas OECD-së, papunësia në mesin e vendeve anëtare të kësaj organizate nuk pritet të rikuperohet para viti 2023.
Pandemia thuhet se ka rritur radhët e të papunëve në vendet e pasura nga 8 milionë sa ishin në vitin 2020, në 14 milionë sa janë tani aktivisht duke kërkuar punë. Në raport theksohet se të rinjtë dhe personat me të hyra të ulëta janë goditur më së shumti nga pandemia.
Në fund të vitit 2020, numri i njerëzve që ishin të papunë për të paktën gjashtë muaj ishte 60%. Ky numër ka nisur të rritet në katër mujorin e parë të vitit 2021./Demokracia.com/