Në pikën kufitare të Vërmicës janë krijuar kolona të gjata, mëngjesin e sotëm.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në dalje të Kosovës janë krijuar kolona deri në 50 metra, shkruan Demokracia.com.
Kujtojmë se vetëm në fillim të muajit qershor në pikën kufitare të Vërmicës u regjistruan mbi 30 mijë pushues nga Kosova që iu drejtuan bregdetit shqiptar.
Ndërsa, Kosova ka dyfishuar hyrjet drejt Shqipërisë në muajin maj 2021. Që nga janari e deri në maj, nga Kosova për në Shqipëri kanë shkuar mbi 500 mijë kosovarë./Demokracia.com/