Sport
Presidenti Agim Ademi prezent në “Wembley” në finalen Angli – Itali
Demokracia
22:45 | 10 Korrik 2021

Share:

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi do të jetë prezent së bashku me gjithë presidentët e federatave evropiane në stadiumin “Wembley” në Londër, për ta ndjekur finalen e madhe të Euro 2020, Angli – Itali, shkruan Demokracia.com.

Ademi është i shoqëruar nga nënkryetari I FFK-së, Bakir Burri tashmë kanë arritur në Londër dhe janë fotografuar te trofeu i Kampionit të Evropës i cili nesër do të shkojë në duart e italianëve ose anglezëve.

“Së bashku me nënkryetarin Bakir Burri në stadiumin mitik “Wembley”, aty ku nesërmbrëma Italia dhe Anglia presim të shfaqin spektakël futbolli, e ku në fund njëra prej tyre do t’i gëzohet këtij trofeu të çmuar”, ka shkruar Agim Ademi në Facebook. /Demokracia.com

Të ngjashme