Lajme
SHBA paralajmëron për temperatura ekstreme
Demokracia
20:28 | 10 Korrik 2021

Share:

Shtetet perëndimore në SHBA po përgatiten për temperatura të larta këtë fundjavë, pas qershorit ku u regjistrua vala më e nxehtë në 127 vitet e fundit.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për temperatura  të larta, të cilat do të mbizotërojnë në shumicën e shteteve perëndimore deri të hënën, duke parashikuar “kushte të rrezikshme të nxehta”, raporton CNN.

Temperaturat do të arrijnë 54 gradë Celsius në Death Valley në Kalifornia, ndërsa në shumë shtete tjera temperaturat  do të kalojë 40 gradë Celsius.

Të ngjashme