Shtatë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.
Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjatë këtyre orëve janë shëruar 22 qytetarë.
Njoftimi i plotë:
#Bashkëiadalim
10 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.741 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 252.938 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 63.529 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.347 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.444.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 134.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/embed/u/0/reporting/2e546d77-8f7b-4c35-8502-38533aa0e9e8/page/MT0qB. / Demokracia.com/