Sport
Skocezët provokojnë Anglinë: Mancini, na shpëto, je e vetmja shpresë e jona
Demokracia
12:12 | 10 Korrik 2021

Share:

E përditshmja skoceze “The National” ka vendosur në pamje të faqes së pare trajnerin e Kombëtares italiane, Roberto Mancini me fytyrën e lyer me bojë si tek filmi “Braveheart” e cila ka qenë dhe fituese e Çmimit “Oscar” shumë vite më parë.

Gazeta e njohur skoceze ka ironizuar Anglinë për betejën e shumtë për luftën drejt pavarësisë me figurën e kryengritësit rebel, Wlliam Wollas i cili ngriti një bejetë të madhe kundër Anglisë me synimin për të shpallur pavarësinë e Skocisë në fund viteve 1200 dhe fillim vitit 1300.

Një shkrim sa nacionalist dhe politik ky i gazetës së pavarësisë së Skocisë, që dëshirojnë triumfin e të kaltërve saqë në faqen e saj të parë me titullin: “Mancini, na shpëto, je e vetmja shpresë e jona”.

Finalja e madhe e EURO 2020, Itali-Angli do të luhet nesër në orën 21:00, në stadiumin “Wembley” të Londrës. /Demokracia.com

Të ngjashme