Lajme
Biden do të presë kancelaren Merkel të enjten në Shtëpinë e Bardhë
Demokracia
08:08 | 10 Korrik 2021

Share:

Presidenti amerikan Joe Biden do të presë për një takim kancelaren gjermane Angela Merkel të enjten e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë për të afirmuar lidhjet “e thella dhe të qëndrueshme” mes aleatëve të NATO-s duke trajtuar në të njëtën kohë disa mosmarrëveshje, njoftoi të premten Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se të dy udhëheqësit do të diskutojnë për sulmet e kibernetike që kanë goditur kompanitë në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën, si dhe për gazsjellësin Nord Stream 2 që do të furnizojë Gjermaninë me gaz natyror nga Rusia, të cilin Uashingtoni e kundërshton. Zonja Psaki tha se ajo do të ishte një “vizitë zyrtare pune” që synon nxitjen e partneritetit midis dy vendeve dhe identifikimin e rrugëve për të forcuar më tej bashkëpunimin, raporton TCh.

Kjo do të jetë vizita e parë e kancelares Merkel në Uashington që kur presidenti Biden mori detyrën në janar.

Të ngjashme