“Të gjithë duhet të shkojnë dhe të vaksinohen,” apeloi profesori.
Lidhur me mutacionin Delta, Sarigiannis përsëriti atë që dihet tashmë se është një variant që përhapet shumë shpejt ndërsa theksoi se brenda 15 ditëve do të jetë mbizotërues në vend.
Siç shpjegoi profesori grek, mutacioni Delta mund të transmetohet 15 deri në 30 sekonda nga personi në person, për dallim nga forma origjinale e virusit që kërkon 15 minuta.
Kujtojmë se Greqia në javën e fundit po regjistron një rritje të konsiderueshme të rasteve, në 24 orët e fundit vendi raportoi 1,997 të infektuar.