Sipas specialisteve bëhet fjalë për të prekur nën moshën 25 vjeç, fenomen që ka sjellë një rritje të lehtë të shtrimeve në spitale, ndërkohe që ka rënë numri i personave të intubuar.
Komisioni i epidemiologeve ka bërë thirrje edhe një herë se vaksinimi është mënyra e vetme për të shmangur përhapjen variantit të rrezikshëm Delta të koronavirusit që brenda një jave solli një rritje 170% te rasteve.
Ministri i Shëndetësisë e quajtur vaksinimin detyrë patriotike në mënyre që të rikthehet normaliteti, vendi të gëzoje zhvillimin e turizmit dhe qytetarët të jenë të lirë, ndërsa zëdhënësja e kabinetit Mitsotakis ka bere thirrje edhe njëherë per përshpejtim te procesit.
Aristotelia Peloni: Zgjidhja e vetme, sidoqoftë, mbetet vaksinimi. Dhe kjo zgjidhje bëhet edhe më e domosdoshme, pasi varianti “Delta” qe ka hyre tashme ne vendin tone dhe pritet të mbizotërojë në të ardhmen, është 100% më infektues se varianti fillestar i virusit dhe 60% më i transmetueshem se ai britanik.
Deri me sot ne Greqi 5.2 milion qytetare kane marre dozën e pare te vaksinës, ndërsa 4.2 milion kane përfunduar procesin, një shifër e ulet ne krahasim me shtetet e tjera te BE, pasi dy muajt e fundit vaksinimi ne vend gjen kundërshtime te një pjese te konsiderueshme te popullsisë dhe është vene re se ka një rritje te personave mbi 65 vjeç qe nuk janë vaksinuar.
Ndërkohe, ne mbrëmjen e se enjtes komisioni i pandemisë ka vendosur qe te rriten masat ne vendet e argëtimit dhe ne bare te rinjtë te mos lejohen te jene ne këmbe. Është theksuar edhe njëherë mbajtja e detyrueshme e maskës ne ambientet e mbyllura, apo ne vendet ku ka grumbullim njerëzish si koncerte, stadiume, teatro etj.
Gjithashtu janë shpallur një sërë gjobash per restorantet qe nuk respektojnë rregullat, ndërsa javën tjetër pritet qe vaksinimi te behet i detyrueshëm per një pjese te te punësuarve ne sektorin shtetëror apo ate privat, sidomos sa i përket personelit spitalor.