Duke marrë parasysh përhapjen e shpejtë të variantit Delta, Pfizer ka kërkuar miratimin e një doze të tretë përforcuese nga rregullatorët e SHBA-së.
Ky vendim erdhi pasi u vu re se pas 6 muajsh të vaksinuarit po infektoheshin sërish, dhe varianti Delta po bëhet gjithnjë e më shumë infektues.
Kompania farmaceutike amerikane dhe partneri i saj gjerman BioNTech, ndërkohë kanë filluar të zhvillojnë një version të vaksinës së tyre për të luftuar variantin Delta, tha zyrtari kryesor shkencor i Pfizer, Mikael Dolsten.