Lifestyle
Pse keni quka dhe për çfarë funksioni kanë ato në fytyrë?
Demokracia
17:09 | 09 Korrik 2021

Share:

E dini që qukat në fytyrë nuk janë dhe aq të rastësishme? Ka një shpjegim shkencor pas njollave të kuqe në fyttyrë. Ato prodhohen nga qelizat e quajtura melanocyte, të cilat ngjyrosin zona të caktuara në lëkurë, kryesisht aty ku niveli i melaninës është më i lartë.

Melanina është proteina që gjendet kudo: në lëkurë, sy dhe flokë pasi u jep atyre ngjyrën. Kështu që sa më shumë të prodhohet, aq më shumë rriten shanset që të formohen quka. Kjo shpjegon dhe pse sa herë ekspozohemi në diell, qukat ose shtohen ose formohen në zona të reja. Ndonëse këto shenja janë bërë një trend kohët e fundit rëndësia e tyre shkon përtej këtij fakti. Qukat në fakt shërbejnë si një krem mbrojtës nga dielli.Funksioni i tyre është të ruajnë lëkurën që të mos dëmtohet nga rrezet ultravjollcë.

Ndikimi i lartë që rrezet diellore kanë mbi qukat shpjegon përse në dimër ato thuajse zhduken, por bëni kujdes! Nuk duhet t’i ngatërroni qukat me shenjat që formohen nga problemet me mëlçinë. Këto të fundit tregojnë që keni një problem shëndetsor për të cilin duhet të kuroheni.

Të ngjashme