Lajme
Ndryshojnë temperaturat, ky është parashikimi i motit për nesër
Demokracia
15:25 | 09 Korrik 2021

Share:

Mot me diell dhe vranësira pritet të mbaj nesër në vend.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të arrijnë deri në 18 gradë Clesius ndërsa ato maksimalet pritet të arrijnë deri në 35 gradë Celsius, përcjell Demokracia.com

‘’Fushat me presion të lartë që ishin prezent gjatë ditëve të fundit dalëngadalë po dobësohen. Në fushat barike do të ketë rënie duke ndikuar në çrregullimin e kushteve meteorologjike. Vranësirat e dendura të cilat parashihen ta përfshijnë vendin nuk do të jenë stabile dhe si pasojë do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.’’

‘’Gjatë këtyre proceseve fizike nuk do të mungojnë rrezet e diellit duke ndikuar në rritjen e grafikut termik në vlera relativisht të larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalist e fortë nga drejtimi i verilindjes’’, thuhet në njoftimin e IHK-së./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 18 Maj 2025