Asnjë i vdekur dhe tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1 mijë e 353 testime të kryera, tetë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, përcjell Demokracia.com
Brenda 24 orëve janë shëruar 10 qytetarë dhe numri i rasteve aktive është 149.
Ky është postimi i plotë i MSH-së:
09 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.438 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 250.658 doza të vaksinës.
Deri më sot 63.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.353 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.422.
Në total numri i rasteve aktive është 149.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: