Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti. Një votim vendimtar dhe i rëndësishëm për vendin është edhe ai i diasporës. Afati për aplikim të votuesve jashtë vendit nis nesër deri më 18 gusht. Ndërsa për Demokracia.com flasin nga organizata GERMIN për ngecjet e zgjedhjeve të kaluara dhe mundësit e minimit të këtyre problemeve në zgjedhjet lokale.
Në mbledhjen e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u morë vendimi për mos aplikim të thirrjes së të gjithë votuesve nga diaspora për verifikim, lidhur me këtë vendim organizata GERMIN thotë se ishte i arsyeshëm
‘’Vendimi i fundit i KQZ është më i arsyeshëm dhe ne e kemi rekomanduar diçka gjë të tillë edhe për zgjedhjet e 14 shkurtit, me arsyetimin se nuk mund të trajtohen të gjithë aplikuesit për votim jashtë vendit si të dyshuar për manipulime. Por, elemente të verifikimit mund të aplikohen në mostra të caktuara apo në raste kur ka dyshime të bazuara për vërtetësinë e aplikacioneve’’, thanë nga GERMIN për Demokracia.com
GERMIN thotë se veçse kanë filluar të njoftohen votuesit jashtë vendit duke ditur se këto zgjedhje janë edhe të rregullta në dallim me ato paralamentare dhe mund të jenë më pak problematike.
‘’Ne do të informojmë pjesëtarët e diasporës si zakonisht për procedurat e votimit. Të gjitha pengesat mund të përsëriten përveç çështjeve që lidhen me afatet kohore – duke qenë se zgjedhjet e 17 tetorit janë të rregullta’’, tha GERMIN
Nga kjo organizatë për Demokracia.com thanë se nga zgjedhjet e kaluara të 14 shkurtit pati rreth 300 ankesa nga votuesit e diasporës që hasën në parregullësi dhe cënim të së drejtës së votës në Kosovë.
‘’Ka pasur qindra ankesa, rreth 300 sosh janë dërguar tek PZAP, ndërsa ne si organizatë kemi pranuar mbi 50 të tilla – me dëshmi mbi cënimin e të drejtës së votës, pasiqë shumë persona nuk ishin pranuar si votues jashtë vendit edhe pse plotësonit kriteret e zotësisë juridike. Për këtë ne me ndihmën e zyrës ligjore “Hodaj&Partners” kemi paraqitur një ankesë tek institucioni i Avokatit të Popullit’’, tha GERMIN për Demokracia.com
Ankesat më të shpeshta që patën votuesit nga diaspora ishin ato mbi kohëzgjatjen për regjistrim, për ankesa dhe telashe për ta ishte edhe forma e verifikimit përmes telefonatave.
Edhe organizata GERMIN thotë se kishte shumë ankesa nga diaspora dhe ngecje në këto zgjedhjet e 14 shkurtit e që disa nga këto ngecje vazhdojnë të jenë pengesë për votuesit por edhe për KQZ-në.
‘’Koha shumë e shkurtër për regjistrim dhe dërgim të fletëvotimeve përmes postës; koha ndikoi po ashtu në pamundësinë për ankesa. Verifikimi i aplikuesve përmes telefonit la një numër të konsiderueshëm të aplikuesve për votim nga jashtë listës votuese. Formulari për regjistrim vazhdon të jetë pengesë edhe për votuesit edhe për KQZ-në; mbi 1 milion fletë janë shtypur nga sekretariati i KQZ për të futur manualisht të dhënat e aplikuesve në sistem. Krejt kjo ka ndikuar në vonesa në operacionet tjera zgjedhore’’, tha GERMIN.
Nga GERMIN thonë se gjithashtu rekomanduan edhe forma më të lehtësuar për të gjithë procesin zgjedhor por që të njëjtat nuk u aprovuan dhe si e tillë ky proces lë akoma hapësirë për cënim.
‘’Ne kemi rekomanduar disa herë që të krijohet një aplikacion online që do të lehtësonte procesin për të gjitha palët. Hapësirat ligjore në disa prej operacioneve zgjedhore lidhur me votimin nga jashtë Kosovës (p.sh. procesi i pranimit dhe ruajtjes së zarfeve nga ana e zyrtarëve të KQZ nuk është i rregulluar mirë nga aspekti ligjor dhe lë hapësira për cënimin e procesit)’’, tha GERMIN.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 14 shkurtit KQZ miratoi 56 mijë e 368 votues nga diaspora./Demokracia.com/