Lajme
Humb jetën nga COVID-19 studiuesja që prodhoi vaksinën kineze
Demokracia
11:46 | 09 Korrik 2021

Share:

Një nga studiueset kryesore të kompanisë që prodhon vaksinën kineze Sinovac në Indonezi, ka ndërruar jetë, me shumë mundësi nga pasojat e COVID-19.  

Bëhet fjalë për Novilia Sjafri Bachtiar, e cila ndërroi jetë kur nuk ka mbushur ende 50 vjeç. Lajmi tronditi vendin aziatik dhe ministri Erich Thohir, i njohur në Europë si aksionisti kryesor i ekipit të Interit disa vite më parë, foli për një ”humbje të madhe”, ndërkohë që aty bilanci i pandemisë po përkeqësohet.

Për herë të parë gjatë javës është kaluar pragu i 1 mijë viktimave në 24 orë,  me pothuajse 35 mijë raste të reja. Në pavijonet e tejmbushur, vetë personeli shëndetësor flet për një vështirësi për të gjetur oksigjen.

Fakti që vendi është vaksinuar në pjesën më të madhe me vaksinën kineze Sinovac, së bashku me rastet e shtuara në vende  të tjera në vende si Kili, Sejshellet etj që përdorin vaksina kineze, ka hedhur sërish dyshime mbi efikasitetin e “armës” kineze kundërt COVID-19, veçanërisht për sa i përket rasteve të rënda ose vdekjes, shkruan a2neës.

Gjithsesi, studiuesit shtynë për të bërë një analizë më të gjerë. Edhe në shtetet që përdorin Sinovac, pjesa më e madhe e viktimave kanë qenë të pavaksinuar ose vetëm me dozën e parë.

Por epidemiologët thonë dhe që ky tip vaksine edhe pse ka një impakt të mirë në uljen e rasteve të rënda, nuk është ende perfekt dhe veçanërisht ndaj varianteve të fundit si ajo Delta, mund të ketë nevojë për një dozë të tretë.

Të ngjashme