Lajme
Kosovari e dërgon vajzën 13 vjeçe për t’i bërë buzët botoks
Demokracia
11:16 | 09 Korrik 2021

Share:

Ndërhyrjet estetike tashmë sa kohë janë bërë trend përveç në vende të huaja, edhe në Kosovë.

Dermatologia Dialeta Dauti, ka thënë tregoi se moshat e ndryshme i nënshtrohen këtyre ndërhyrjeve.

Rast i rrallë, ku një 13 vjeçare ka shkuar t’i bëjë buzët botoks, nën shoqërimin e prindit të saj.

Inicialet e së njëjtës nuk janë bërë të ditura, ndërkohë Dauti për RTV 21 shton se njëkohësisht ka informuar vajzën dhe babain e saj se cilat janë rreziqet e ndërhyrjeve në fytyrë, në moshë kaq të re.

Tutje, shton se pas bisedës e njëjta ka potencuar se këto injeksione mund të gjenden edhe në vende të tjera, të cilat blihen dhe më pas injektimi bëhet nga vet pacienti.

Të ngjashme