Lajme
Aksidentohen dy vetura në Prishtinë, flasin nga policia
Demokracia
11:10 | 09 Korrik 2021

Share:

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte tek rrethi në hyrje të Prishtinës, nga drejtimi i Mitrovicës.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Demokracia.com

“Rreth orës 09:20, është pranuar informata për aksident trafiku, me dëme materiale, në mes të dy veturave, në rrethin në hyrje të Prishtinës, nga drejtimi i Mitrovicës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti” tha Borovci.

Të ngjashme