Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka folur për zgjedhjet lokale që do të garojnë së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Istogun, Deçanin dhe Malishevën, të cilat kemi potencial për të paraqitur kandidat për kryetar. Mitrovica, Ferizaji dhe Prizreni, por të gjitha këto janë pjesë e një marrëveshje që do të arrihen bashkërisht”, tha Avdyli.
Ai shtoi se në zgjedhjet lokale si partner të vetëm e shohin VV-në.
“Ne e shohim si partner të vetëm VV-në në këto zgjedhje lokale. Koalicioni do të vazhdohet edhe në nivel lokal”.