Sport
FSHF vjen me shumë risi, emëron trajnerët e moshave të Kombëtares
Demokracia
17:43 | 04 Shkurt 2021

Share:

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur për emrat e trajnerëve të ekipeve Kombëtare të moshave.

Zyra e Shtypit në FSHF bën me dije se Alban Bushi konfirmohet në këtë post dhe do të jetë sërish trajner i ekipit Kombëtar U-21.

Ndërsa, ekipin Kombëtar U-20 do ta drejtojë tashmë trajneri i ri Ilias Haxhiraj.

Trajneri i ri i ekipit Kombëtar U-19 është Armando Cungu, kurse ekipin e moshës U-18 do ta drejtojë Ardi Behari.

Risia tjetër është emërimi i Ervin Bulkut si trajner i Kombëtares U-17. Ish-futbollisti i njohur ka qenë së fundmi edhe pjesë e stafit teknik të Kombëtares A dhe një nga ndihmësit e Edy Rejas.

Gjithashtu, risi ka edhe për stolin e ekipit të moshës U-16 që do të ketë si trajner Agron Kërçovën.

Një tjetër konfirmim është ai i Armand Damës, i cili do të vazhdojë jetë trajner i Kombëtares U-15.

Trajnerët e ekipeve Kombëtare ishin në skadencë kontrate dhe pas një procesi konsultimi Federata Shqiptare e Futbollit mori vendimin përfundimtar, duke konfirmuar dy prej tyre dhe duke emëruar trajnerë të rinj në 5 ekipet e tjera.

 

Ja lista e plotë e trajnerëve te moshave te Shqipëria:

Shqipëria U21 – Alban Bushi

Shqipëria U20 – Iljaz Haxhiraj

Shqipëria U19 – Armando Cungu

Shqipëria U18 – Ardi Behari

Shqipëria U17 – Ervin Bulku

Shqipëria U16 – Agron Kërçova

Shqipëria U15 – Armand Dama. /Demokracia.com

Të ngjashme