Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Qemajl Mustafa mbron vendimin për shkarkimin e bordit të RTK-së sot në Kuvendin e Kosovës.
Mustafa në një postim në ‘Facebook’ ka thënë se përveç bordit të RTK-së duhet të shkarkohen edhe shumë borde të tjera, përcjell Demokracia.com
Ai tha se është koha e fundit me u kthjellë dhe me përcjell me përkushtim punën e bordeve të reja.
Ky është postimi i Mustafës:
Kthjelluni o njerëz e mos vajtoni!
Bordi i RTK dhe plotë borde tjera duhet të shkarkohen minut e më parë sepse historia, realiteti dhe aktualiteti brenda organizatave publike dhe agjensive që ato i drejtojnë e thot qartë këtë.
Atje ku kishte mbipunësime dhe bordi ka heshtur;
Atje ku kishte strukturim e avansime jomeritore e bordi ka heshtur;
Atje ku kishte performancë të keqe financiare e biznesore e bordi ka heshtë;
Atje ku kishte nepotizëm e politizim e bordi ka heshtur;
Atje ku kishte8 mungese shprese për këndellje e bordi ka heshtur;
Atje ku njerëzit i shohin veç interesat e veta e të fisit e të partisë…
Çfarë mund të pritet tjetër pos shkarkimit të tij/të tyre?!
Është koha e fundit me u kthjellë edhe opozita edhe shoqeria civile e mos me vajtue por me e pêrcjellë me përkushtim punën e bordeve të reja dhe të menaxhmentit të ri dhe mos me lejue devijime e thellim të së keqes qysh ndodhi deri tani.
Ndryshe, çdo gje mund te na reciklohet e koha ka me na dënue keq dhe të gjitheve kolektivisht.