Lajme
Osmani priti në takim Myftiun Tërnava, ja çfarë u diskutua
Demokracia
18:05 | 08 Korrik 2021

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.

Sipas një komunikate për media, Osmani theksoi rolin e rëndësishëm që BIK luan në promovimin e respektit të ndërsjellë ndërmjet besimeve e feve të ndryshme në Republikën e Kosovës. Presidentja vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes bashkësive fetare në promovimin e vlerave tradicionale të bashkëjetesës fetare, përcjell Demokracia.com

Gjithashtu Osmani potencoi në veçanti kontributin pozitiv të BIK në përçimin e mesazheve tek qytetarët e Kosovës në situatën e rëndë të përballjes me pandeminë.

Ndërsa Tërnava e uroi Presidenten Osmani për marrjen e detyrës dhe i ofroi bashkëpunim dhe mbështetje në realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme