Ylli i Kosovës Milot Rashica, ka pasur një periudhë bukur të vështirë, kjo për shkak të lëndimeve të shpeshta që pati e që e mbajtën bukur shumë jashtë fushave, shkruan Demokracia.com.
Megjithatë, kjo nuk e zbehu aspak interesimin për të. Është gjiganti italian Milan që nuk ka hequr dorë nga transferimi i Rashicës.
“Calciomercato” ka raportuar të enjten se skuadra nga Serie A po synon që në fund të këtij edicioni të sigurojë shërbimet e Rashicës.
Mësohet se Milani së shpejti do të nis negociatat me Werder Bremenin në lidhje me çështjen e 24-vjeçarit, për të cilin ekipi gjerman po kërkon të paktën 15 milionë euro dëmshpërblim. /Demokracia.com